Presidenti Thaçi me nji lajm të mirë nga Japonia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa po qëndron në Japoni ka deklarue se investuesit japonez janë të interesuem për investime në Kosovë.

Thaçi gjatë vizitës shtetnore në Japoni fillimisht ka zhvillue nji takim me përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë si dhe me deputetë të parlamentit japonez.

Mbas këtij takimi të përbashkët, presidenti Thaçi theksoi se tash asht koha me u krijue disa shembuj konkretë të investimeve japoneze në Kosovë. Ai ka thanë se ambienti i të bamit biznis në Kosovë asht ma konkurrenti në rajon.

Ai po ashtu tha se frik ka me emnue nji konsull nderi në Osaka, i cili ka me qenë nji urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve dhe bizniseve të Kosovës

Simbas presidentit, Kosova si shtet i ri ka potenciale të mëdhaja për investime, simbas të cilit, Kosova lehtë mundet me u shëndrrue në nji qendër të bizniseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun europian.

“Unë shpresoj se Kosova si shtet i ri dhe i mundësive të mëdha do të jetë një potencial i jashtëzakonshëm për mundësitë e jashtëzakonshme që ka Osaka, Japonia, investitorët e tyre për të investuar në veçanti në sektorin e minierave, në atë të bujqësisë, në energjetikë, në turizëm dimëror, por edhe në shumë sfera të tjera të jetës institucionale, por dhe të ekonomisë në Kosovë në teknologji informative, por edhe për mundësinë e ardhjes së të rinjve kosovar për të studiuar në universitetet prestigjioze këtu në Osaka”, deklaroi Thaçi.

Shperndaje në: