Kim Kardashian diagnostifikohet me smundjen e randë, nuk i ndalë lotët (foto)

Kim Kardashian West ka shpërthye në lot mbasi mjeku i konfirmoi se rezultoi pozitive për nji smundje auto-imune.

Ylli i televizioneve zbuloi lajmin në epizodin e parë të sezonit të ri Keeping Up With The Kardashians. Mongolja e biznisit u diagnostifikue me lupus, nji smundje potencialisht kërcënuese për jetën.

Gjithashtu, 38-vjeçarja, e martueme me rapperin amerikan, Kanye West, rezultoi pozitive për artritin reumatoid.

Nana e 4 fëmive kishte dhimbje në duer dhe në kyçe.

Ajo shkoi te mjeku me i ba analizat e gjakut dhe lajmi për smundjen iu dha nëpërmjet nji telefonate.

Lupus asht nji smundje kronike auto-imune që mundet me sulmue çdo pjesë të trupit, përfshi nyjet, likurën, veshkat dhe mushknitë.

Shperndaje në: