“Sky Sports”: Kosova, Brazili i Ballkanit!

Anglia ka me luejt sonte ndaj Kosovës në “St Mary’s” në qytetin e Southampton, për sfidën e vlefshme për eliminatoret e “Euro 2020”. Mediat e njoftuna angleze i kanë kushtue nji randësi të veçantë “Dardanëve” në prag të ndeshjes, tue mos i kursye edhe elozhet.

“Sky Sports” i ka kushtue nji profil Kosovës tue e përshkrue si: Brazili i Ballkanit. Në të janë evidentue futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luejnë në futbollin anglez, pa e harrue edhe Vedat Muriqin, i cili ka shfaqë nji formë të shkëlqyeme në ndeshjet e fundit.

“Kosova, e cila ka nji popullsi prej 1.8 milionë njerëz, iu desht me ba fushatë për gati nji dekadë përpara se me u pranue si anëtare e FIFA’s dhe UEFA’s në vitin 2016 mbas shpalljes së pamvarësisë së tyne nga Serbia në Fror 2008”, shkruhet në artikullin e “Sky Sports”.

Shperndaje në: