Presidentit çek i dhemb humbja nga Kosova, e jep këtë deklaratë fminore

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman, nuk e ka përjetue lehtë humbjen e kombëtares së tij në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova ka mposhtë 2:1 Çekinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.

Ndërsa, Zeman gjatë vizitës së tij në Beograd ku asht pritë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, asht shprehë në gjuhën angleze tue thanë “E due popullin serb dhe Serbinë”.

Mandej, Zeman me za të ulët ka pëshpëritë: “Dhe nuk më pëlqen Kosova”.

Presidenti serb e ka falënderue për deklaratën e tij, por kjo nuk asht hera e parë që Zeman deklarohet kundër Kosovës dhe kundër pamvarësisë.

Shperndaje në: