Thaçi: Kosova e vogël e Anglia e madhe ndjehen krenare me kombëtaren tonë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para lojës së futbollit mes Kosovës dhe Anglisë ka thanë se të dy vendet ndjehen krenare me Kombëtaren tonë.

Ky asht postimi i plotë i tij në Facebook:

Kosova e vogël dhe Anglia e madhe sot ndjehen krenare me kombëtaren tonë. Përtej dëshirës së dyanshme për të fituar, Anglia ndjehet krenare që na ka ndihmuar të rritemi, të forcohemi dhe të përfaqësohemi deri në këtë nivel, saqë sot të konsiderohemi kombëtare e denjë për t’i sfiduar në fushën e gjelbër.

Sa herë që djemtë tanë luajnë, Kosovën gjithmonë e bëjnë krenare!

Shperndaje në: