Skandal: Çfarë gafe, politikani përdor foton e filmave me pullë të kuqe, mendoi se tregonte njerëzit në vështirësi (foto)

Nji gafë e madhe asht ba nga ish i dërguemi special i Pakistanit në Kashmir.

Së fundmi, Abdul Basit publikoi në Twitter nji foto ku thoshte si paraqitej gjendja e myslimanëve në Kashmir mbasi India jau heki pamvarësinë.

Kjo foto bani xhiron e rrjetit dhe të shumtë e shpërndanë.

Simbas Basit, foto ilustronte një burrë që kishte humbë shikimin.

Mirëpo, gazetarja pakistaneze, Naila Inayat, vuni re se kjo foto në fakt ishte e marrë nga nji film pornografik. Ajo e bani të ditun zbulimin e saj në Twitter.

Shperndaje në: