Ligji për Lojnat e Fatit dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Ligji që ndalon lojnat e fatit, i cili u miratue në Mars të këtij viti në Kuvendin e Kosovës, asht dërgue në Gjykatën Kushtetuese.

Lajmi.net mëson së Shoqata e Kompanive të lojnave të fatit e ka dërgue këtë Ligj në Gjykatën Kushtetuese.

E kjo asht konfirmue për lajmi.net edhe nga kushtetuesja.

Në nji përgjigje me shkrim për lajmi.net, nga Gjykata Kushtetuese thonë se kanë pranue nji kërkesë nga nji ndërmarrje private që konteston ligjin për lojnat e fatit, me 28 Gusht të këtij viti.

Ndërsa, ende nuk dihet se kur do të merret vendimi për këtë Ligj.

“Gjykata ka pranuar një kërkesë nga një ndërmarrje private që konteston Ligjin për lojërat e fatit, më 28 gusht 2019. Gjykata nuk ka afat të vendimmarrjes në këtë rast. Vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses për lajmi.net.

Shperndaje në: