Rita Ora publikon këtë foto para ndeshjes Angli-Kosovë, tregon kend ka me përkrah (foto)

Edhe pse asht rritë në Britani dhe ka zhvillue nji karrierë muzikore me sukses mbarëbotnor në atë vend, në përballjen me Anglinë, shqiptarja nga Kosova, Rita Ora, sigurisht që ka me qenë tifoze me vendin e saj të origjinës.

Rita Ora ka postue në rrjetet shoqnore foton e vitit 1999, që tregon nji ushtar britanik që luen futboll me fëmitë e Prishtinës gjatë kohës së luftës.

Rita Orës nuk i ka mungue kurrë krenaria për rrajt e saj kosovare, dhe nuk ka vonue me tregue hapun as këtë herë.

Shperndaje në: