Komenti fantastik i tifozit anglez në Twitter për lojën e Kosovës (foto)

Loja e Kosovës asht admirue edhe nga tifozët e Anglisë.

Paraqitja e Kosovës në humbjen 5:3 nga Anglia ka fillue me u lavdue nga të gjithë.

Mbas mediave prestigjioze sportive, edhe tifozët anglezë janë mahnitë me lojën e mirë të ekipit tonë kombëtar.

Kjo konfirmohet edhe nëpërmjet komenteve të publikueme në rrjetet sociale.

“Gjithmonë kam me mbështetë Anglinë, por wow Kosova!!! Futboll i bukur mbramë. Askush nuk mundet me jau mohue. Vazhdoni dhe shpresoj se keni me ja dalë”, shkroi nji prej tyne në Twitter.

Shperndaje në: