Kosnett: Nuk harrojmë përkrahjen e kosovarëve, dhuruet gjak, pati vullnetarë me ju bashkue ushtrisë së Amerikës

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett, tha se shteti amerikan nuk ka me harrue kurrë ndihmën që ofruen kosovarët, dikush dhuroi gjak e dikush doli vullnetarë me ju bashkue Ushtrisë së Amerikës.

Kosnett tha se për popullin amerikan kjo ditë asht e zymtë dhe vajton humbjen e gati të 3 mijë njerëzve të pafajshëm.

Simbas tij shteti amerikan ka me kujtue gjithmonë mbështetjen që e gjithë bota dhe Kosova i kanë dhanë popullit amerikan në atë kohë.

Kosnett tha se partneriteti i qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Amerikës kapërcen çdo parti politike ose individuale.

“Amerikanët do ta kujtojnë gjithmonë mbështetjen që Shtetet e Bashkueme e kanë pasë nga e gjithë bota, përgjigja e miqve tanë në Kosovë ishte e menjihershme dhe e sinqertë, mbas sulmeve, në të gjithë Kosovën, njerëzit mblidheshin me marshue në mbështetje të SHBA, me dhezë qira, me dhurue gjak, disa qytetarë të Kosovës madje dolën vullnetarë me ju bashkue ushtrisë Amerikane, me luftue kundër terrorizmit, kjo mbështetje spontane, e çiltër asht nji vërtetim e lidhjes së ngushtë mes popullit amerikan dhe atij kosovar. Ky partneritet i qëndrueshëm kapërcen çdo parti politike ose individual. Kosova vazhdon përkujtimet dhe homazhet për këtë ditë. Çdo vit në Prishtinë, policia, zjarrfikësit dhe përgjegjësit e parë mblidhen rreth flamurit amerikan të ngritun në gjysë shtizë”, tha Kosnett.

Shperndaje në: