Mesazhi i tifozit kosovar bahet viral: Përgjithmonë mirënjohës për ju, Anglia jonë e dashtun

Kosova mbramë u mposhtë 5-3 si mysafire në Angli, në nji ndeshje mjaft interesante ku nuk munguen gollat, drama dhe paraqitja e mirë, sidomos në pjesën e dytë.

Por, përveç ndeshjes, anglezëve u ka lanë përshtypje edhe nji mesazh i nji tifozi kosovar.

Në shumë faqe në Twitter, asht shpërnda foto me mesazhin ku shkruen:

“Falë jush, na sot luejmë kundër jush. Përgjithmonë mirënjohës për ju, Anglia jonë e dashtun”, shkruen në mesazh.

Shperndaje në: