Veseli: Kosova e rreshtueme me popujt e lirë, me SHBA në krye, me luftue terrorizmin

Ish kryetari i Kuvendit dhe kryetar i PDK’s, Kadri Veseli, ka kujtue sulmin terrorist në SHBA para 18 vjetësh.

Ai thotë se ‘Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, me SHBA’në në krye për ta luftuar terrorizmin’.

Veseli shkruan në Facebook:

Para 18 vjetësh, më 11 shtator 2001, shtetet paqedashëse me demokraci të lira përjetuan një tragjedi botërore. Mijëra jetë të pafajshme të njerëzve me kombësi të ndryshme u shuan prej sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin më të rëndat në historinë e njerëzimit.

Së bashku me rreth 3000 viktimat e pafajshme të mbi 70 kombësive të ndryshme, sot i kujtojmë edhe tre bashkëkombësit tanë që humbën jetën atë ditë: Mon Gjonbalajn, Simon Dedvukajn e Rrok Camajn.

Vdekja e tyre tregon se ai sulm na ka prekur të gjithëve dhe se terrorizmi është një e keqe për gjithë njerëzimin, pa dallim kombi, feje e race.

Kosova është rreshtuar bashkë me popujt e lirë, me SHBA-në në krye, në koalicionin global për ta luftuar terrorizmin. Kurse, brenda e jashtë vendit, promovon me shumë përkushtim liritë universale që parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Shperndaje në: