Presidenti Thaçi i kërkon investime Toyota’s në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetnore në Japoni ka takue përfaqësues të naltë të kompanisë ma të madhe automobilistike në botë “Toyota”.

Në takimin me zavendëspresidentin egzekutiv të Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai, dhe menaxhmentin e fabrikës së prodhimit në Toyota City, presidenti Thaçi, ka kërkue nga ta që me shqyrtue mundësinë e zgjanimit të tregut në Kosovë dhe përmes saj në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

“Ishte një mundësi e jashtëzakonshëm për të biseduar për mundësinë e zgjerimit të tregut të Toyotës në Kosovë. Në jemi vend i sigurt për investime, me ligje evropiane dhe fuqi punëtore të talentuar. Pas kësaj vizite do të kemi takime tjera për të thelluar këtë bashkëpunim”, ka thanë ai.

Simbas tij, në këtë takim asht mirëpritë ideja për krijimin e nji qendre të bizniseve japoneze në Kosovë.

Nga ana tjetër, zavendëspresidenti egzekutiv i Korporatës Toyota, Mitsuru Kawai, ka mirëpritë idenë me kqyrë mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën.

Shperndaje në: