Emisari special i Amerikës ka me vizitue Kosovën

Zavendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, i cili asht emnue edhe përfaqësues special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, ka me vizitue shtetin e Kosovës.

Palmer që para do dite tregoi hapun se SHBA përkrahin nji Qeveri të re që e përkrah dialogun me Serbinë dhe fillon bisedimet me përfundue marrëveshjen finale mes dy shteteve.

Ai po ashtu siguroi se kjo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ka me u arritë dhe për këtë duhen me fillue bisedimet.

Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Prishtinë e ka konfirmue lajmin për ardhjen e Palmerit në Kosovë, mirëpo ajo nuk ka tregue se cila ka me qenë data e ardhjes së tij.

Shperndaje në: