Mediat britanike: Kosova i qiti në shesh anët e dobëta të Anglisë

Nuk kanë mungue kritikat nga Anglisë, edhe pse fitoi me rezultatin 5-3 ndaj Kosovës. Daily Mail shkruen se Kosova ka tregue anët e dobëta të Anglisë dhe se ky ekip që fillimisht dukej se do të ishte pretendente për Euro 2020, tashma shpresat janë dobësue.

Roy Keane i tha ITV se ishte nji lojë e shkëlqyeme me u pa, por lojtarët e Anglisë duhen me qenë vetëkritikë.

‘Anglia ka ende shumë zakone të këqija. Najherë lojtarët mërziten kur loja duket se po mbaron dhe bahen ma të ngadalte”.

Daily Mail shkruen se ekipi i Anglisë duhej me qenë ma i egër në fushë, pamvarësisht rezultatit.

Shperndaje në: