Ambasadori amerikan: Kosova kurrë s’ka me qenë ma pjesë e Serbisë

Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott, ka deklarue se popullsia e Kosovës kurrë ma nuk ka me qenë pjesë e Serbisë.

Scott ka thanë se çashtja e Kosovës asht nji prej pengesave kryesore për raportet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit.

‘Mandej kemi njoftë pamvarësinë e Kosovës. Në Serbi nuk pajtohen shumica, por unë jam i bindun që popullsia shqiptare e Kosovës kurrë nuk ka me qenë pjesë e Serbisë”, ka thanë Scott derisa po merrte pjesë në nji konferencë shkencore ndërkombëtare “Marrëdhëniet Serbo-Amerikane”.

Shperndaje në: