
Rifat Berisha (1945) nga Gurbardhi i Malishevës, 27 vjet ma parë ishte zhdukë dikund në Bosnje, gjatë rrugëtimit të tij për në Slloveni.
Mbas 27 vjete të zhdukjes, janë gjetë eshnat e tij, dhe sot janë kthye në vendlindje, pranë familjes dhe fisit të tij, në Gurbardh.
Eshnat e të ndjerit janë pranue nga familja në kufinin e Kosovës me Malin e Zi, ndërsa në pranimin e arkivolit, krahas familjarëve, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe zyrtarët e Komisionit Qeveritar për të Pagjetunit, të primë nga Prenk Gjetaj.