Presidenti i Republikës së Çekisë ban edhe nji deklaratë tjetër fminore

Milos Zeman, asht tue zhvillue vizitë zyrtare në Serbi.

Ai atje asht pritë nga homologu i serb, Aleksandar Vucic.

Në takim nuk asht lanë pa përmendë edhe Kosova, kur edhe presidenti çek tha se nuk i pëlqen Kosova, tue paralajmërue se mundet me shqyrtue tërheqjen e njohjes për pamvarsinë e Kosovës mbrenda nji mueji.

Siç shkruen media serbe, Telegraf, presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki asht vetëm ceremonial, e ka pranue se për nji gja të tillë duhen me vendos institucionet tjera të shtetit, tue shtue se nuk mundet me imponue qendrimin e tij.

“Unë nuk mundem me imponue pozicionin tim, por ajo që mundem me ba me dhanë nji muej kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse asht e mundun me tërhek njohjen”, ka shtue tutje presidenti çek.

Presidentit çek i dhemb humbja nga Kosova, e jep këtë deklaratë fminore

Shperndaje në: