Paralajmërimet për tërheqjen e njohjes: Kosova anulon pjesëmarrjen në samitin në Çeki

Presidenti i Republikës së Çekisë, Milos Zeman, ka thanë se vendi që përfaqëson ai ka me shqyrtue mundësinë e tërheqjes së njohjes së pamvarësisë së Kosovës, ndërsa në shej proteste ndaj këtyne deklaratave Prishtina nuk ka me marrë pjesë në Samitin e Kryeministrave të Ballkanit Përendimor që mbahet të Ejten në Pragë.

Se nuk ka me marrë pjesë askush prej Kosovës në këtë Samit, e ka konfirmue edhe Jana Adamcova, e që asht zadhanëse e Qeverise çeke.

Ajo për mediat çeke ka thanë se askush nga Kosova nuk ka me marrë pjesë në këtë samit, dhe me gjasë Kosova ka me u prezentue vetëm nga përfaqësues të ambasadës.

Samiti i V4 në Pragë zakonisht mbahet për thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Përendimor.

Shperndaje në: