Ministri i jashtëm çek me lajm të keq për Serbinë: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për Kosovën (foto)

Ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Tomas Petricek, ka thanë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pa,varësinë e Kosovës.

Ai në nji postim në Twitter ka thanë se do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyne drejt Bashkimit Europian.

“Qeveria çeke, e cila asht përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshue qëndrimin e saj për Kosovën ose naj nji prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tybe drejt Bashkimit Europian”, ka shkrue Petricek në Twitter.

Shperndaje në: