Presidenti Thaçi thotë se raportet me Japoninë po thellohen, paralajmëron diçka

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës shtetnore në Japoni, ka takue anëtarët e Lidhjes së Miqësisë në Kuvendin e Japonisë.

Ai ka theksue se Lidhja e Miqësisë asht rritë dhe përtëri me deputetë të ri dhe i ftoi ata me vizitue Kosovën, njofton kumtesa.

Simbas tij, hapja e Ambasadës së Japonisë që ka me u ba frik në Prishtinë, asht nji dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe thellimit të miqësisë ndërmjet dy shteteve.

“Raportet me Japoninë janë duke shënuar përmirësim të hovshëm për çfarë më duhet të falënderoj kryeministrin Abe, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe juve miq të nderuar”, ka shtue ai.

Thaçi ka folë edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim sa ma të shpejt në NATO dhe në Bashkimin Europian.

“Në Kosovë ka konsensus të plotë që anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë, duke iu bashkuar vlerave perëndimore”, ka thanë ai.

Shperndaje në: