Pësoi atak kardiak gjatë seksit: Gjykata shpall fajtore kompaninë: Ishte aksident në punë, me u kompenzue familja

Nji kompani franceze asht shpallë përgjegjëse për vdekjen e nji punëtori, i cili pësoi atak kardiak derisa po kryente marrëdhanie seksuale me nji të huej gjatë nji udhëtimi pune.

Nji gjykatë në Paris vendosi se vdekja e punëtorit ishte aksident në punë dhe familja kishte të drejtë për kompenzim.

Firma argumentoi se burri nuk po kryente detyra profesionale kur shkoi në dhomën e hotelit të grues.

Por, simbas ligjit francez nji punëdhanës asht përgjegjës për çdo aksident që ndodh gjatë nji udhëtimi pune, thanë gjykatësit.

Burri, i quejtun Xavier X, punonte si inxhinier për TSO, nji kompani e shërbimeve hekurudhore me bazë afër Parisit.

Ai vdiq në nji hotel gjatë nji udhëtimi në qendër të Francës në 2013, si rezultat i asaj që punëdhanësi e konsideroi nji marrëdhanie jashtëmartesore me nji të huej.

Shperndaje në: