Cili asht problemi që Veseli mbështet kombëtaren në futboll e Kurti s’e ka ba kurrë?

Ka mbetë ma pak se nji muej deri te zgjedhjet, kur populli ka me votue për përfaqësuesit e tyne.

Në këtë garë, kanë hy edhe emna të ri, derisa disa nga ish-deputetët synojnë sërish nji ulëse.

Ish-deputeti nga radhët e PDK’s, Andin Hoti, po e kërkon sërish votën e popullit, derisa Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, garon për herë të parë.

Të dy, janë përballë sot në emisionin Frontal.

Abrashi akuzoi Hotin tue thanë se mbrenda PDK’s ende ka njerëz me aktakuza, derisa moto e Veselit flet për luftën kundër korrupsionit. Derisa Hoti tha se përgjatë këtyne 12 viteve ka pasë edhe gabime individuale po çka se kryetari Veseli nuk i ka tolerue.

“A i keni shkarku zyrtarët që i keni punësu vet, militantë të VV-së. Mbi 20 zyrtarë të VV që janë të punësuar në Prizren.

Ne e kemi pranu që mandati 12 vjeçar ka ndodhë gabime individuale, ata janë jashtë neve, me vendimin e Veseli”.

Abrashi tutje akuzoi PDK’n që po e keqpërdor përfaqësuesen tonë në futboll për fushatë politike.

“Të gjithë aktivistët e kanë përcjellë futbollin dhe e ka mbështet përfaqësuesen në çdo sport. Tani Albini e ka qel edhe Facebook-un. Nëse dikush mednon që u dasht më shumë me ngrit zërin, kjo është tjetër.

Jemi subjekt, çështja e sportit është preferencë personale. Por, me dal me përdor përfaqësuesen për fushatë është shqetësuese. Veseli me at spot ai që dul tha se edhe këta janë SHIK”.

Ndërsa, Hoti i tha që nuk ka asgja të keqe nëse Veseli si ish-kryeparlamentar mbështet djemtë tanë në futboll, gja të cilën Kurti asnjiherë s’e ka ba.

Cili është problemi që Veseli ish – kryetar i kuvendit, shkon e mbështet përfaqësuesen, apo është problemi që Albin Kurti nuk e ka mbështet kurrë, tani e ka shkru një status. Secili sportist është i kënaqur me MKRS-në e udhëhequr nga Kujtim Gashi”.

Shperndaje në: