Sterling lavdon lojën e Kosovës

Lojtari ma i mirë i Anglisë dje mbrama, Raheem Sterling, deklaroi mbas ndeshjes se kombëtarja e Kosovës luejti mirë pamvarsisht se rezultati në fund ishte 5 me 3.

”Mendoj se ishte nji nga paraqitjet e mia ma të mira me Anglinë në pjesën e parë”

”Ne ishim shumë efektivë dhe ndeshja do të përfundonte që në pjesën e parë. Megjithatë, mandej lëshuem disa golla të lehtë, respekt për Kosovën mbasi mendoj se ata luejtën mirë, por duhej me përfundue ma herët ndeshjen”, u shpreh ylli i Manchester City.

Shperndaje në: