Veseli: Nuk lejojmë askend me abuzue me luftën e shejt të UÇK’s

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në nji tubim të mbajtun me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë asht shprehë se nuk do ta lejojnë askend me abuzue me luftën e shejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli shtoi se lavdia e luftës së UÇK’s do të mbetet e pacenueshme, dhe se njiherë e përgjithmonë do ia heqin turpin që padrejtësisht e ka njollosë për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë.

Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së.

Nuk e lejojmë askënd të abuzojë me luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdia e luftës së trimave tanë do të mbetet e pacenueshme, sepse njëherë e përgjithmonë do ia heqim turpin që padrejtësisht e ka njollosur për shkak të aventurave politike me veteranë të rremë”.

Shperndaje në: