Nëse paraardhësit tuej kanë vuejt nga depresioni, duhet me pasë kujdes!

Nji studim i gjanë konfirmon influencën e gjeneve mbi rreziqet për depresion te personat me origjinë europiane, nji hap i randësishëm me kuptue ma mirë përbamjen biologjike të kësaj smundje dhe për me ndihmue në zhvillimin e trajtimeve të reja.

Nëse e dimë se depresioni nuk limitohet veç te aspektet psikologjike dhe se mundet me prekë edhe krejt familjen, shumica e studimeve të maparshme nuk kanë arritë me i identifikue ndryshimet gjenetike që influencojnë mbi rrezikun e depresionit, në veçanti te presonat me prejardhje europiane.

Realizue nga studiues amerikanë, ky studim i ri, i publikuem në revistën e specializueme në këtë sektor, “Nature Genetics”, ka identifikue 17 variacione gjenetike me rrezik potencial, të ndamë në 15 rajone të nji gjenomi.

“Ky studim përshkruen grupimet e para gjenetike të randësishme që përbajnë rrezik për probleme depresive të konsiderueshme te individët me origjinë europiane”, thekson revista.

Studim, i quejtun “pangjenomik”, përfshin ma shumë se 121 000 persona që kanë deklarue se janë diagnostifikue nga depresioni ose janë trajtue për këtë smundje, si dhe janë të përfshimë edhe 338 000 persona që nuk kanë pasë probleme të maparshme depresioni.

Shperndaje në: