Amerikanët: Kështu ka me qenë bota në vitin 2036 (foto)

“Discover Magazine” ka publikue rezultatet e nji studimi të bamë nga kompania “London & Partners.” Gjatë këtij studimi u pyetën 2,088 amerikanë, të cilët duheshin me ba parashikime për të ardhmen e botës në 2036. Shumica e pyetjeve ishin rreth evoluimit të teknologjisë dhe rolit të saj në jetën tonë.

Përgjigjet janë këto:

1. Pica juej ka me mbrri në vendin e kërkuem nga dronat.

66% e amerikanëve të anketuem parashikojnë se dërgimi dhe marrja e picës me dron ka me u konsiderue si “normale.”

2. Kerret pa shofer kanë me mbizotnue n’udhë.

60% e amerikanëve të anketuem mendojnë se asht e mundun që kerret autonome me qenë ma shumë në numër se ato “të rregullta.”

3. “Biohacking” ka me u zhvillue ende ma shumë

49% e amerikanëve të anketuem besojnë se pajisjet e komunikimit kanë me u integrue në mbrendësi të trupit të njeriut.

4. Paret fizike kanë me u ‘zhdukë’

69% e amerikanëve të anketuem mendojnë se teknologjitë “cashless” (metodat elektronike të pagimit) kanë me i zavendësue plotësisht paret fizike.

5. Nji njeri i klonuem ka me ardhë në këtë botë.

52% e amerikanëve të anketuem mendojnë se ka shumë gjasa që qenia e parë njerëzore ka lindë.

6. Mjeku ka me ju kontrollue në nji zyre virtuale.

65% e amerikanëve të anketuem presin që takimet me mjekun të bahen me anë të realitetit virtual.

7. Organet e njeriut kanë me u prodhue nga printerat 3D.

54% e amerikanëve të anketuem besojnë se printerat 3D kanë me u përdorë për me i prodhue organet njerëzore.

8. Teshat kanë me qenë të lidhuna me internetin.

58% e amerikanëve të anketuem mendojnë se veshjet kanë me qenë të  lidhuna me internetin.

9. Robotat kanë me qenë sundimtarët e korporatave.

39% e amerikanëve të anketuem parashikojnë se makina e parë e inteligjencës artificiale ka me sherbye në bordin e korporatave të mëdha.

10. Njerëzit kanë me ba udhëtime në hapsinë tue u nisë nga nji aeroport.

45% e amerikanëve të anketuem besojnë se fluturimet komerciale në hapsinë munden me u ba nga aeroportet kryesore.

11. E dashtuna dhe i dashtuni virtual munden me u ba nji gja e zakonshme.

35% e amerikanëve të anketuem mendojnë se asht e mundun që të dashtunat avatar kanë me qenë të zakonshme.

Shperndaje në: