Veseli iu ban thirrje qytetarëve me nënshkrue Paktin Kundër Korrupcionit (video)

Kryetari i PDK, Kadri Veseli, përmes nji video ka prezentue Paktin Kundër Korrupsionit, deri sa u ka ba thirrje qytetarëve me nënshkrue këtë pakt.

Kjo asht thirrja e Veselit:

Korrupsioni, nepotizmi dhe abuzimi me pushtetin politik po e dëmtojnë shtetin tonë. Prandaj, ne kemi obligim politik e qytetar që ta ndërtojmë një standard të ri të integritetit gjatë ushtrimit të pushtetit politik.

Gjithçka fillon me luftën kundër korrupsionit. Vetëm nëse zhvillojmë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme për të rinjtë tanë këtu.

Për këtë arsye, unë kam inicuar dhe kam nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit dhe jam zotuar se do ta zbatoj secilën nga 10 pikat e tij.

Për fat të keq, liderët e partive tjera politike kanë refuzuar nënshkrimin e Paktit Kundër Korrupsionit.

Ata kanë mbyllur sytë dhe veshët para kërkesave dhe thirrjeve tuaja. Por, ne nuk do të ndalemi me kaq.

Prandaj, ju ftoj juve, qytetarë të dashur, që ju ta nënshkruani këtë Pakt, në mënyrë që bashkërisht ta krijojmë një moment të ri për shtetin e Kosovës.

Si akt vendosmërie e vullneti politik për ta luftuar korrupsionin, nepotizmin dhe abuzimin me pushtetin, unë kam nënshkruar Paktin Kundër Korrupsionit, duke u zotuar se si drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do ta zbatoj secilën nga 10 pikat e tij.

Pakti Kundër Korrupsionit është një standard i ri dhe i domosdoshëm për Kosovën, ku përfshihen:

Mos-kandidimi për deputetë i personave të akuzuar për korrupsion
Mos-emërimi në pozita publike i personave që kanë rënë ndesh me ligjin në sferën që prek korrupsionin ose abuzimin me pushtetin
Suspendimi i çdo zyrtari të akuzuar për korrupsion
Mbrojtja e interesit publik
Parandalimi i korrupsionit pasiv
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit politik
Transparenca e emërimeve të pozitave të larta drejtuese
Ndëshkimi i nxitësve të korrupsionit brenda dhe jashtë sferës institucionale
Sinjalizimi kundër korrupsionit
Standardi i integritetit të pushtetit politik.
Ky Pakt është përcaktim i yni, në dorën tonë dhe në vullnetin tonë.

Pakti kundër Korrupsionit

Të dashur miq,Nënshkruajeni edhe ju Paktin Kundër Korrupsionit dhe shpërndajeni te familjarët dhe miqtë tuaj.Klikoni këtu: https://www.paktikunderkorrupsionit.com

Posted by Kadri Veseli on E mërkurë, 11 Shtator 2019

 

Shperndaje në: