Thaçi: Kosova mirëpret rolin e Japonisë me kontribue për paqe në Ballkan

Presidenti Hashim Thaçi ka mirëpritë vendimin e kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, për Iniciativën për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor.

Ky asht shkrimi i plotë:

Në ditën e tretë të vizitës shtetërore në Japoni, u prita nga Kryetari i Kuvendit të Japonisë, Tadamori Oshima, me të cilin biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve të shteteve tona. Kryetarin Oshima e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit, sidomos në procesin e shtetndërtimit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, derisa theksova nevojën që pas kësaj vizite të formohen grupe në kuadër të Qeverive dhe Parlamenteve për të projektuar një strategji afatgjate të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë është një hap konkret në rritjen e këtij bashkëpunimi, duke shikuar nga afër mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Shperndaje në: