Vllau i Liburn Aliut i bashkohet partisë së Milaim Zekës

Fatos Aliu, vllau i ish-deputetit të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ban thirrje që në zgjedhjet e 6 Tetorit, me u votue Partia Euroatlantike e Milaim Zekës.

Njoftimi i tij në Facebook:

Qytetarë të dashur,

Në këto zgjedhje, na pëlqeu apo jo, si erdhën e si po organizohen – serish me të vjetrën, me nji sistem anakronik – mashtrues zgjedhor, megjithatë e keni rastin të distancoheni nga parti – klane – mafi, e ta shfrytëzoni shansin për ndryshime me votēn tuaj për të renë!
Tani keni një mundësi origjinale për ta luftuar të keqen – me Partinë Euroatlantike të Kosovës – PEK!
Un do ta shfrytëzoj këtë mundësi!
Mbështes e votoj PEK!
Faleminderit!

F.A. – Kelmendi

Shperndaje në: