Senatori amerikan: Marrëveshja përfundimtare mundet mos me u pëlqye në Kosovë e Serbi

Ne duhet me jau sqarue qytetarëve në Kosovë dhe Serbi se nji marrëveshje, e cila ndoshta mundet mos me ju pëlqye asht në interesin e tyne ma të mirë.

Kështu së paku ka deklarue senatori amerikan, Ron Johnson, i cili javën e shkueme, bashkë me senatorin Chris Murphy, vizitoi Prishtinën e Beogradin.

Johnson i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se i takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi me vendos nëse ata munden me arritë nji marrëveshje.

“Ajo që muj me thanë asht se kjo asht vizita ime e katërt në rajon, që jam takue me të dy presidentët, presidenti Vucuc në nji konferencë të përbashkët për shtyp tha se kjo asht hera e nandë që kemi takue. Unë kam qenë mjaft i angazhuem në këtë çashtje në vitet e kaluara”, ka thanë ai.

Simbas tij, si Prishtina ashtu edhe Beogradi presin “udhëheqje ma të madhe amerikane” në negociata.

Shperndaje në: