Hahn “godet” Serbinë

Ish komisionari për zgjanim dhe fqijësi i Komisionit Europian, Johannes Hahn, përsëriti kritikën e shpeshtë të Bashkimit Europian rreth lirisë së shtypit në Serbi, gjatë mbledhjes së forumit të organizuem nga BE në Podgoricë të Malit të Zi.

Hahn që tash ka tjetër post në udhëheqësin e re të BE që nisë punën me 1 Nandor të këtij viti u paraqit përmes lidhjes video në konferencën Ditët e Medias BE – Ballkani Perëndimor dhe porositi se mesazhi i Bashikmit Europian asht i qartë se duhet përparim.

“Mesazhi i BE asht shumë i qartë, nuk ka përparim në drejtim të proceseve të integrimit europian pa lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes”.

Shperndaje në: