Pësoi sulm tue ndihmue të plagosunit në Lagjen e Spitalit, ndrron jetë infermieri i QKUK

Nji punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndrrue jetë mbasi kishte pësue sulm tue ndihmue të plagosunit në Lagjen e Spitalit të Ejten e kalueme.

Punëtori i Emergjencës, Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të Ejten e kalueme u vnu në akcion me i ndihmue të plagosunit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Edhe pse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi me i ndihmue të tjerët, shkruen Gazeta Shneta.

Shperndaje në: