Vucic: Kisha me dashtë tërheqjen e njohjes, por nuk asht dëshirë realiste

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka thanë se për të nuk asht reale “ideja” për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Çekia.

Tue komentue deklaratat e presidentit të Çekisë, Milos Zeman, se ai ka me ngritë çashtjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vucic tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që simbas tij janë “në të njajtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se asht realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan mbas takimit me Papa Françeskun, shkruen REL.

Shperndaje në: