Fenerbahçe ja cakton çmimin e naltë: Kush don me ble Muriqin, qe sa duhet me pague

Vedat Muriqi asht tue kalue formë të jashtëzakonshme te Fenerbahçe dhe Kosova.

Ai e ka fillue shumë mirë sezonin e ri në kampionatin turk tue realizue dy golla në tri xhirot e para.

Po ashtu, formën e mirë e ka përcjell edhe me Kosovën tue shënue ndaj Republikës çeke dhe Anglisë, përfshi edhe dy asistime.

Forma e mirë e tij ka zgjue interesim nga disa ekipe të mëdhaja europiane, përfshi Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid.

Mirëpo, Fenerbahçe kërkon nji shumë të naltë për shitjen e tij. Siç raporton “Star Sport”, Fenerbahçe ka me i kërkue 50 milionë euro me lejue largimin e futbollistit prizrenas.

Shperndaje në: