Thaçi takon presidentin e agjencisë japoneze që mbështeti Kosovën në sektorin privat (foto)

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, asht takue sot me Shinichi Kitaoka, presidenti i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

“Falënderova Presidentin e JICA-as, Shinichi Kitaoka për qasjen unike që kjo Agjenci ka pasur në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, ekonomike dhe kulturore në Kosovë”.

“Në këtë takim u konfirmua mundësia që Kosova të aplikojë për kredi të buta si dhe për grante, të cilat do të lehtësojnë investimet japoneze në Kosovë”, ka shkrue Thaçi në rrjetin social Facebook.

Shperndaje në: