Veseli: Këto janë shtatë vendimet e para kundër korrupcionit në qeverisjen time (video)

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, njiherit kandidati për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, ka prezentue sot planin e tij kundër korrupcionit dhe hapat konkretë për realizimin e këtij plani.

“Si Kryeministër, unë do ta rikthej besimin e publikut në sistemin gjyqësor dhe në polici nëpërmjet vetingut. Kështu, do të pastrohen radhët e sistemit të drejtësisë dhe policisë nga zyrtarët e korruptuar, ndërsa do të mirëpresim njerëz të rinj që do të bashkohen me ne në luftën kundër korrupsionit”, tha Veseli.

Po ashtu Veseli tha se Qeveria e tij ka me themelue fondin e konfiskimit të pasunisë së paligjshme të përfitueme me aktivitete kriminale.

“Nisma tjetër ka të bëjë me legalizimin e 350 mijë ndërtimeve pa leje, ku mbahen të bllokuara miliarda euro kapital i papërdorshëm. Bëhet fjalë për ata qytetarë që shantazhohen, duke mos ua dhënë titullin e pronësisë nga zyrtarët që i kërcënojnë me shkatërrimin e pronës. Ne do të ndërmarrim një proces të përshpejtuar të legalizimit të ndërtimeve pa leje, duke paguar vetëm 1 euro për metër katror. Brenda 2 vitesh do të legalizohen të gjitha ndërtimet pa leje që nuk cenojnë interesin apo pronën publike”, tha Veseli.

Ai po adhtu ka propozue themelimin e nji komisioni të përhershëm parlamentar kundër korrupsionit i cili do të drejtohet nga partia ma e madhe opozitare.

Veseli tha se plani i tij i plotë kundër korrupsionit me 25 pika konkrete do të shpaloset gjatë ditëve të ardhshme.

Plani im kundër korrupsionit

Posted by Kadri Veseli on E enjte, 12 Shtator 2019

Shperndaje në: