Izmaku: Kadri Veseli e ka përnime luftën kundër korrupcionit

Ish deputetja e PDK’s, Xhevahire Izmaku, ka folë për paktin kundër korrupcionit.

Izmaku ka thanë se Kadri Veseli ka me luftue korrupcionin.

“(Kadri Veseli )Gjithmonë e ka pasë përnime edhe kur e ka nisë luftën, lufta kundër korrupsioni është prioriteti i parë i PDK’së. Thirrja e Veselit duhet me u përqafu edhe nga subjektet tjera”, ka thanë ajo në Frontal.

Ajo ka thanë se luftën kundër korrupcionit, kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, e ka fillue para fushatës me largimin e personave me aktakuza.

“Veprime e para të Veselit kanë qenë para fushatës poltike, ka larguar personat nga lista dhe kjo nuk është e lehtë, pas marrjes së Qeverisë do të dihen hapat konkret, ku do të krijohet byro dhe do të udhëhiqet nga persona kredibil”, ka thanë ajo.

Shperndaje në: