Rusia, gati për stërvitjen ma të madhe ushtarake (foto)

Javën e ardhshme Rusia ka me zhvillue stërvitjen e madhe ushtarake “Qendra 2019” me pjesëmarrjen e forcave tokësore, ajrore dhe detare.

Zavendës ministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Fomin, në Moskë mbajti konferencë në të cilën gazetarëve dhe përfaqësuesve të huej ushtarakë ju zbuloi detaje për sëtrvitjen ushtarake e cila ka me u mbajtë në jug të Rusisë.

“Në stërvitje do të marrin pjesë 128 mijë ushtarë, mbi 20 mijë automjete ushtarake, afër 600 avionë, helikopterë dhe fluturake pa pilotë, ma shumë se 200 tanke dhe 15 anije luftarake”, tha Fomin.

Shperndaje në: