Çka po thotë Albini: Veç nëse bahem kryeministër i respektoj simbolet e Kosovës!

Në nji tubim elektoral me mërgatën në Berlin, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thanë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai ka me u ba kryeministër ndërkaq Vjosa Osmani e LDK’s ka me u ba kryeparlamebntare

I pyetun se a asht i mundun nji koalicionin me LDK’n dhe a pranon edhe naj post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thanë se partia e tij ka me i fitue zgjedhjet.

Në tubimin e tij elektoral në Berlin-Neukëlln, delegacioni i Vetëvendosjes u prit nga komuniteti i adhuruesve jo me himnin e Kosovës, por me atë të Shqipnisë. Në Intervistë me Deutsche Wellen, Albin Kurti, thotë se megjithatë do t’i respektojë simbolet e Kosovës, nëse bahet kryeministër.

Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thanë Kurti.

Ndërkaq, Kurti ka thanë se si kryeministër i vendit nuk do të donte me pasë nji opozitë si dikur Vetëvendosja, mbasi simbas tij kjo nuk ka me qenë e nevojshme.

“Unë do të jem kryeministër i një Qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, ka thanë Kurti./Lajmi.net

Shperndaje në: