Pack: Ndihem e turpnueme që kosovarët ende s’e kanë liberalizimin e vizave

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka thanë se ndihet e turpnueme që Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave.

“Jam shumë e mërzitun që kosovarët janë të vetmit në Ballkan që nuk munden me udhëtue pa viza. Jam e turpnueme. Mendoj se ju e meritoni, të gjithë fqijtë tuej e kanë marrë liberalizimin e vizave dhe Kosova ende jo”.

“Jam shumë krenare që Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian kanë votue pro jush. Problemi asht që disa shtete nuk janë të përkushtueme me kuptue vërtetë se sa e randësishme asht që t’ju japin japin juve pozitën e njajtë si vendeve të tjera të rajonit. U asht dhanë mundësia edhe shteteve si Gjeorgjia, Ukraina dhe vendeve të tjera, por jo edhe Kosovës – kjo asht e pamundun”.

Shperndaje në: