Bild: Truprojat e Kahn janë pjesë e nji bande kriminale (foto)

Prej Kallnorit të vitit 2020, Oliver Kahn, ka me shërbye si anëtar i bordit të ekipit rekordmen të Gjermanisë, ndërkohë që dy vjet ma vonë ka me zavendësue shefin e kësaj strukture, Karl-Hainc Rumenigen.

Mirëpo, në pritje të marrjes së detyrës së tij të parë zyrtare mbas tre muejve, emni i ish-kapitenit asht lakue për nji ngjarjeje të pazakontë.

“Bild” shkruen se legjenda e portës, i cili shërben edhe si ambasador i kompanisë së basteve “tipico”, ishte i pranishëm në nji ceremoni promovimi garash me kuaj në Koln. Ai shoqnohej nga tre roje sigurie, të cilët tërhekën menjiherë vëmendjen e shtypit gjerman.

Simbas “Bild”, dy prej këtyne truprojave janë pjesë e nji bande kriminale, të cilët kanë edhe precedentë penalë për krime të dhunshme: sulme, kërcënime, ndërkohë që njani prej tyne asht përfshi edhe në shkëmbim zjarri. Në artikull thuhet se ata munden me qenë pjesëtarë të kartelit të Engjëjve të Ferrit “Honorfield”.

Këta të fundit, me grupin “Bandidos” janë në nji konflikt të hapun në qytetin e Kolnit, i cili ka qenë shpesh arenë e përplasjeve të armatosuna mes dy bandave rivale.

A ishte jeta Oliver Kahn në rrezik?

“Bild” thotë se nëse anëtarë të “Bandidos” mund të kishin qenë të pranishëm gjatë eventit të fundit, ka mujt me pasë nji përplasje të armatosun dhe Kahn mund të ndodhej në qendër të konfliktit mes tyne.

Shperndaje në: