A po e shpijunon Izraeli Donald Trump’in? (video)

Derisa po nisej për në Soçi, me takue presidentin rus Putin, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mohoi kategorikisht se ka shpijunue telefonin e Donald Trump.

“Na kemi nji linjë direktive, nuk shpijunojmë Shtetet e Bashkueme dhe nuk ka asnji përjashtim. Krejt kjo asht nji Fake News”

Simbas nji investigimi të kryem nga ‘Politico’, janë gjetë aparate që mund të përgjonin telefonatat e vetë presidentit amerikan, i cili ka nji telefon privat dhe shpesh nuk respekton protokollet e sigurisë.

Administrata Trump ende nuk ka protestue kundër qeverisë izraelite dhe kjo e fundit nuk ka pasë pasoja të këtij veprimi.

Përkundrazi: “Unë nuk mendoj se izraelitët na kanë shpijunue. Do të ishte e vështirë me u besue. Gjithçka asht e mundun, por unë nuk e besoj”, tha presidenti Donald Trump.

Simbas “Politico”, Shërbimi sekret izraelit ishte ndoshta përgjegjës për vendosjen e pajisjeve të përgjimit të gjetuna pranë Shtëpisë së Bardhë dhe në disa vende të tjera të randësishme në Washington DC.

Pajisjet e përgjimit, “me gjasë kishin për qëllim me shpijunue Presidentin Donald Trump”, shkruente “Politico”.

Shperndaje në: