E konfirmon Donald Trump: E kemi vra djalin e Osama Bin Laden’it (foto)

Presidenti i SHBA’, Donald Trump, ka konfirmue se Hamza bin Laden, djali i terroristit Osama Bin Laden, asht vra sot në nji operacion kundër terrorizmit në Rajonin e Pakistanit.

Edhe pse nji gja e tillë u tha edhe para do dite, sot kjo asht konfirmue edhe nga Shtëpia e Bardhë.

“Hamza bin Ladin, anëtari i rangut të naltë të Al-Qaida’s dhe djali i Usama bin Ladin, u vra në nji operacion kundër terrorizmit të Shteteve të Bashkueme në rajonin Afganistan, Pakistan”, thuhet në deklaratën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, Hamza besohet me qenë rreth 30 vjeç dhe është i 15’ti fëmi i terrorsitit, Osama bin Laden.

Shperndaje në: