Vedat Muriqi nuk lejon transferimin e dy serbëve te Fenerbahçe, kjo asht arsyeja (foto)

Ylli i Kombërtares së Kosovës, Vedat Muriqi, asht shëndrrue në nji futbollist tejet të randësishëm te ekipi i Fenerbahçes.

‘Fotospor’ raporton se sulmuesi i Kosovës ishte shkaku që dështoi transferimi i dy futbollistëve serbë, Aleksandar Kolarov dhe Ljubomir Fejsa, te Fenerbahçe.

Mediumi turk gjithashtu përmend edhe të kaluemen e vështirë të Muriqit për shkak të luftës në Kosovës, derisa kundërshtoi transferimin e Kolarovit, i njoftun si nji nacionalist serb.

Vedat Muriqi ka kërkue nga ekipi me punue në nji mjedis ma të rehatshëm dhe kërkesa e tij u pranue nga zyrtarët e gjigantit turk.

Shperndaje në: