Keni me u befasue: Këta janë tipat që bajnë ma shumë seks! (foto)

Nji studim i ri tregon se përdorimi i ftyrave, të njoftuna si “emoji” në mesazhe ndikon në komunikim. Madje, sjell edhe sukses në jetën seksuale.

Studiuesit e Institutit Kinsey kryen dy hulumtime me kuptue impaktin e ikonave në jetën e njerëzve.

Ata anketuen ma shumë se 5 mijë pjesëmarrës dhe mandej ndjekën nji analizë me 275 të rritun. Në përfundim zbuluen se ka nji lidhje të drejtpërdrejtë me “emoji” dhe seksit.

Specifikisht, ata që i shtojnë ikona mesazheve të tyne, kanë ma shumë mundësi me u takue me njerëzit që pëlqejnë, me shkëmbye puthje apo me krye marrëdhanie seksuale.

Shperndaje në: