Kujdes kur zgjedhni mjekun! Çdo minutë, 5 të vdekun në botë nga trajtimi i gabuem

2,6 milionë vetë vdesin çdo vit për shkak se janë viktima të trajtimeve të gabueme mjekësore apo ilaçeve jo të duhuna. Në Ditën Botnore për Sigurinë e pacientëve, OKB kërkon me veprue.

Miliona vetë simbas Organizatës Botnore të Shëndetësisë bahen viktimë e trajtimeve të gabueme mjekësore. “Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabueme”, tha kryetari i OBSH, Tedros Adhanim Ghebreyesus, në Geneva.

Për herë të parë për këtë OBSH shpall “Ditën Botnore për Sigurinë e Pacientëve” me 17 Shtator. Me këtë, organizata e OKB kërkon me tërheqë vëmendjen për këtë problem.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësue lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasë probleme vetëm 10% e tyne. Në 150 vende me të ardhuna të ulta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndrrue jetë për shkak të trajtimeve jo të duhuna mjekësore. Gama e gabimeve asht e madhe – që nga diagnoza e gabueme deri te ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhun apo janë infektue gjatë trajtimit.

Në statistikat e OKB dalin edhe premjet e gjymtyrëve të gabueme apo operacione në anën e gabueme në krye te fëmitë.

Shperndaje në: