Veseli viziton lagjet e Prishtinës – diskuton me banorët për legalizimin e shtëpive dhe banesave të tyne

Kandidati i PDK’s për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizitue të Shtunën disa lagje të Prishtinës për me shpalosë para qytetarëve projektin e tij për legalizimin e 350 mijë shtëpive e banesave që ende nuk kanë leje e fleta poseduese, tue e mbajtë kështu të bllokuem kapitalin e qytetarëve që arrin në rreth 10 miliard euro.

Shkrimi i Veselit:

Sot u takova me qytetarë të Prishtinës që para shumë vjetësh kanë blerë banesa, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre. Ata paguajnë taksa për këto prona, por ende nuk ua japin fletat poseduese për to. Pra, nuk mund t’i gëzojnë plotësisht banesat që kanë blerë me kursimet e punës së tyre dhe, pa fletat poseduese, nuk kanë mundësi as t’i shesin për të blerë ndonjë më të madhe, tani që u është rritur familja.

Madje, ato banesa nuk u pranohen as si kolateral hipoteke për të marrë kredi dhe për të investuar në diçka tjetër.

Atyre u premtova se me përshpejtimin e procedurave të legalizimit për banesat e tyre, brenda dy vjetësh do të ndjehen vërtet zot shtëpie brenda tyre. Me Planin Kundër Korrupsionit do t’i japim fund ankthit të dhjetëra mijëra qytetarëve që kanë blerë prona, por ende nuk e posedojnë pronësinë e tyre.

Shpërndajeni te miqtë tuaj që kanë probleme të ngjashme me pronat e tyre!

Shperndaje në: