Banorët, të nervozuem me komunën e udhëhequn nga AAK’ja: Çka s’po bani për nji grusht vota

Para do muejve në Obiliq janë rrënue disa shtëpi të cilat ndodheshin në ‘Zonën e Interesit të Veçantë Ekonomik’. Por, në hapsinën e njajtë ka fillue përsëri ndërtimi i disave, për të cilët banorët po thonë se Komuna e udhëhequn nga AAK, po e ban për vota.

Ky asht pretendimi i banorëve lidhun me këtë çashtje:

Shaip Paloji është deputet i Kuvendit Komunal të Obiliqit, i cili para pak muajsh ka ndërtuar shtëpi në fshatin Palaj, dhe nga autoritetet komunale nuk është i ndalur ndërtimi, e as nuk është rrënuar shtëpia. Përsoni në fjalë ka qenë deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe pak kohë më vonë ka kaluar në radhët e AAK-së parti nga e cila është edhe Kryetari i Komunës.

Së fundmi kemi parë edhe fillimin e punimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Lajthishtë, ku në ceremoninë e gurthemelit merr pjesë edhe kryetari i komunës. Pavarësisht që kemi të bëjmë me një familje me gjendje të rëndë ekonomike, dhe pavarësisht që shtëpia është donacion, komuna ka mundur të ndaj një lokacion diku tjeter e jo të aplikoj metoda diskriminuese.

Kjo dëshmon që në kohë fushate, ky Kryetar, për një grusht vota nuk e ka problem t’i shkel vendimet me të cilat kohë më parë i ka rrënuar dy shtëpitë e cekura më lartë.
Pavarësisht që në mënyrë të vazhdueshme jemi duke kërkuar nga komuna që të ndërmarr masa për lejimin e ndërtimeve, ose zhvendosjen e menjëhershme të banorëve, ne nuk jemi duke marrur përgjigje. Për më keq se kaq, nuk jemi duke parë as vullnet të tyre për të na qëndruar afēr në kërkesat dhe nevojat tona, rrjedhimisht ne jemi të detyruar t’i drejtohemi autoriteteve gjyqësore dhe të thirremi në shkeljen e të drejtave elementare për jetë, që janë duke na u bërë nga KEK-u Ministria e Ambientit dhe komuna si autoritete kompetente.

Si banorë të këtij fshati, do t’i njoftojmë të gjtha autoritetet e nivelit qendror, perfshi edhe Institucionin e Avokatit të Popullit, dhe nëse në një periudhe të shkurtër kohore nuk ndërmerren masa për eleminimin e masave diskriminuese dhe lejimin e ndërtimeve edhe në fshatin Siboc, ne do të fillojmë ndërtimin e shtëpive pēr nevoja të zgjerimit familjar edhe pa lejen e autoriteteve gjegjëse.

Shperndaje në: