Militantët e mbështetun nga Irani sulmojnë me dronë 2 rafineritë e naftës në Arabinë Saudite (video+foto)

Dy prej rafinerive ma të mëdhaja naftënxjerrëse në Arabinë Saudite janë sulmue nga dronë të kontrolluem nga militantë mbështetës të Iranit, thonë mediat në Lindjen e Mesme.

Pamjet treguen nji flakë të madhe në Abqaiq, në vendin e kompanisë ma të madhe të përpunimit të naftës, ndërsa nji sulm i dytë me dron përfshiu nga flakët zonën naftëmbajtse të Khurais.

Zjarret tash janë nën kontroll në të dy objektet, raportojnë media shtetnore në Arabinë Saudite, shkruen BBC.

Nji zadhanës i grupit të lidhun me Iranin, Houthi, në Jemen ka marrë përsipër sulmin, tue deklarue se 10 drone të nisun nga ta janë programue për me sulmue pika strategjike në Arabinë Saudite.

Shperndaje në: